Ishte shpallur i humbur, gjendet në rezervuar trupi i pajetë i 54-vjeçarit

Një 54-vjeçar, cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij, është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës në Korçë.

Trupi i Valmir Lames është gjetur gjatë kërkimeve të polumbarëve ditën e sotme në këtë rezervuar.

Ai kishte humbur kontaktet me familjen prej datës 26 janar, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.