Ish stacioni hekurudhor në Elbasan është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh. Siç duket edhe nga pamjet situata është kthyer në shqetësuese për banorët që jetojnë këtu.
Edhe pse këtu është i vendosur kontenieri i mbetjeve, shumë qytetarë vijojnë t’i hedhin plehrat në vende të ndryshme, duke e ndotur edhe më shumë këtë pjesë të qytetit.
Edhe për banorët e tjerë, të jetuarit mes mbetjeve nuk është normale, ndaj kërkojnë ndërhyrje nga Agjencia e shërbimeve publike për heqjen e tyre nga zona e banuar.
Kjo zonë është e banuar ndaj apelohet për ndërhyrje më të specializuar për të larguar plehrat nga aty.
