Me prishjen e sistemit komunist minierat në mbarë vendin u shkatërruan dhe mijëra minatorë u larguan nga puna. Kjo ndodhi edhe me një mijë minatorët e minierave të hekur-nikelit dhe kromit në qytetin e Prrenjasit. Qyteti I Prrenjasit është I njohur ndryshe edhe si qyteti nëntokësor për shkak të numrit të lartë të minierave.
Qeveria e asaj kohe premtoi se do t’u vendosej statusi I minatorit, status që do të shërbente më vonë për pagat e pensionit.
Qysh nga ajo kohë edhe sot 30 vite më vonë për minatorët nuk është miratuar ende statusi I tyre I vecantë dhe kjo kërkesë e tyre është lënë totalisht pas dore vit pas viti.
Ish minatorët që kanë punuar duke sakrifikuar edhe jetën e tyre, vec problemeve që u ka shkaktuar puna e atyre viteve marrin sot një pension që nuk I kalon më shumë se 170 mijë lekë të vjetra në muaj. Ata shprehen se ndihen të demoralizuar nga braktisja e shtetit pasi nuk kanë fituar minimalisht as statusin e minatorit. Ndërsa kërkesat e tyre duket se kanë rënë në vesh të shurdhët pasi nuk kanë ende një përgjigje konkrete sa I takon shqetësimit të tyre.“Unë kam punuar 35 vjet si minator. Puna në minierë përvec lodhjes fizike dhe aksidenteve, na ka sjellë edhe shumë probleme shëndetësore për të cilat pensioni që ne marrim nuk na del as për mjekimet”-shprehet një ishminator.
Sot I gjithë qyteti nëntokësor I minierave në Prrenjas është kthyer ne një gërmadhë e cila nëse do të mirëmbahej do të përbënte një pasuri atraktive të historisë shqiptare.
