Së fundi në qendër të qytetit të Elbasanit ka filluar një investim për rehabilitimin e një sipërfaqeje të vogël rreth bustit të Kristoforidhit. Në fakt bashkia Elbasan ka një ndërmarrje të punëve publike dhe po kështu një numër të madh punonjësish gjelbërimi por për rreth 80 metra sipërfaqe rreth këtij busti u desh një tender që kap vlerën 26.7 milion lekë të reja të fituar cuditërisht nga firma Blerimi. Ndërkohë ky investim është tenderuar edhe për mbikqyerjen e punimeve që duhet të jenë të paktën 200 deri në 300 mijë lekë të reja. Ky investim ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve elbasanas të cilët na kanë kontaktuar duke sjellë shqetësimin e keqmenaxhim të fondeve të bashkisë.
Afati i punimeve do të jetë një muaj dhe investimi shfaqet në këtë tabelë punimesh që shikoni në foto.

Si mendoni a duhet të ishte bërë tender për këtë investim ndërkohë që me taksat tona paguhet një ndërmarrje e tërë e punëve publike?












