Robin Gosens është një lojtar i Interit. Në pritje të zyrtarizimit që është vetëm formalitet, zikaltërit kanë mbyllur praktikisht blerjen e anësorit më të mirë në Serinë A në 2-3 vitet e fundit duke i dhënë kështu Inzaghit lojtarin që do ta dëshironin shumë ekipe.
Mund të quhet kryeverpër e Marottës i cili për 2-3 ditë nisi dhe mbaroi këtë transferim të 27-vjeçarit i cili këtë sezon nuk ka luajtur shumë pasi ka patur dy dëmtime të përsëritura.
Operacioni në total do t’i kushtojë Interit 25 mln Euro, 3 mln Euro për huazimin me të drejtë blerjeje të detyrueshme dhe 23 mln Euro që do t’i jepen Atalantës për kartonin.
Gosens do të firmosë për 4 sezone me një page neto 2.5 mln euro e që me bonuse do të shkojë deri në 3.2 mln Euro.
Lëvizja e Marottës ishte e detyrushme pasi Kolarov ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërsa Dimarco do të jetë një nga 3 qendërmbrojtësit e repartit dhe krahu i majtë mbetej vetëm me Perisiç.
Tashmë pritet firma që mbetet formalitet dhe rikuperimi i mbrojtësit i cili pritet të luajë në mes të Shkurtit për ekipin e ri.
