Instagram, WhatsApp dhe Facebook bllokohen: Çfarë po ndodh!

Aplikacionet Whatsapp dhe Instagram nuk punuan për rreth një orë, ndërsa probleme ka shfaqur edhe Facebook dhe Messenger, te cilat vazhdojne ende.

Rrjetet më të përdorura kanë rënë pasditen e sotme në një pjesë të mirë të Europës, ku probleme u shfaqen edhe në Shqipëri.

Rreth 78 përqind e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me faqen e parë të facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e bashkuar thonë se nuk përdorin dot Whatsapp.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.