Infrastruktura rurale e degraduar/Në dy fshatrat Bujaras-Kodër Bujaras banorët vuajnë mungesën e rruges që prej 33-vitesh

Nga Entela Duka

Në Qarkun e Elbasanit infrastruktura rrugore paraqitet problematike.Vonesa në ndërhyrje  shumë rrugë i ka degraduar, duke u shndërruar në rrezik potencial për banorët.Një ndër to është rruga që lidh dy fshatrat Bujaras dhe Kodër Bujaras. Vetëm 3 km e gjatë  pjesë e Bashkisë së Elbasanit kjo rrugë është lënë në harresë.Banorët thonë se në 33- vite demokraci nuk kanë parë asnjë investim.Sipas tyre rruga pengon nxjerrjen në treg të produkteve bujqësore por dhe arritjen në kohë për të marrë shërbim shëndetësor.Banorët shtojnë se ndjehen të harruar.

Mungesën e infrastrukturës e vuajnë të paktën 750 banorë. Jashtë  kameras  drejtuesit  vendor  bëjnë me dije se e  kanë përgatitur projektin e rehabilitimit  rreth    3  vjet  më  parë  por  nga  mungesa  e  fondeve    ka  mbetur  në këtë gjendje.