Në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 45 vjeç, aksidentoi shtetaset G. K., 48 vjeçe dhe I. G., 39 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për mjekim.
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, kamioni me drejtues shtetasin A. B., 42 vjeç, u përplas me automjetin e shtetasit Arab F. A., 41 vjeç. Si pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeri i automjetit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore janë në punë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e këtyre ngjarjeve.
