Inceneratori i Elbasanit/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak: Katastrofë ekologjike!

TIRANË – Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit nga Partia Demokratike, Doris Madhi ka denoncuar sërish mosfunksionimin e incineratorit të Elbasanit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, pranë inceneratorit ajo thekson se që nga viti 2022, sasia e mbetjeve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, duke e rritur atë deri në 8 herë më shumë, një shqetësim që ka ngritur alarmin për ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

“Sot kemi një 8-fishim të mbetjeve nga viti 2022. Kemi një landfill që përbën një katastrofë ekologjike. Frika jonë më e madhe është fakti që nuk vihet në rrezik ekosistemi por edhe jeta e punonjësve që ushtrojnë aktivitetitn e tyre këtu. Në dy muajt e parë të vitit 2025 ende nuk janë dhënë pagat për këta punonjës”,- thotë Madhi.

Madhi ka kritikuar më tej autoritetet për dështimin në menaxhimin e inceneratorit dhe ka kërkuar masa të menjëhershme për të adresuar këtë problem.