Derbi Dinamo-Partizani ka mbledhur shumë figura të shquara të futbollit shqiptar në “Elbasan Arena”. Sigurisht, nuk mund të mungonin edhe ikonat e bluve kryeqytetas, duke nisur nga ish-trajneri i tyre, Faruk Sejdini, Sulejman Demollari, Ermal Tahiri etj. Loja e “nëndetëses” i ka lënë deri diku të kënaqur, sepse me dhjetë lojtarë për gati tërë pjesën e dytë ia doli të marrë barazimin. Edhe pse e ndërtuar “themelesh” për Superioren, e kthyer në një derbi të tillë pas 12 vitesh, Dinamo tregoi karakter, personalitet dhe 6 pikët deri më tani e vendosin sipër “demave të kuq”, me dyfishin e pikëve të këtyre tyë fundit.
