Identifikohet viktima pranë linjës hekurudhore në Peqin

8 Nëntor 2025

Është identifikuar personi i pajetë që u gjet mesditën e sotme pranë linjës hekurudhore që lidh Peqinin me Elbasanin. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Bujar Mezini, 67 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar një hemorragji cerebrale, gjë që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Trupi i të ndjerit është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Materialet i kaluan Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Peqin / Informacion paraprak

Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.

Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit.