Është identifikuar pushuesi që humbi jetën pasditen e së dielës në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Viktima është Shpëtim Alla, 41 vjeç, banor i qytetit bregdetar.
Trupi i pajetë i tij u nxor nga deti nga vetë pushuesit që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te pushuesit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.
