Policia e Shtetit ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re pasi u përfshi në një aksident tragjik automobilistik.
Viktima është Elvina Elezi, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
E ndjera humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha zyrtarisht se më datë 13 shkurt 2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja Elvina Elezi rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë fatale të resë. Edhe pse u dërgua në urgjencë, si pasojë e prekjes së organeve jetësore, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.














