ANGLI- Policia angleze për mes një njoftimi ka bërë me dije për zhdukjen e një 39-vjeçari shqiptar. Bëhet fjalë për Adriatik Buci i cili është zhdukur në Leeds që nga vera e vitit 2023. Në njoftimin e policisë është ndarë edhe një foto e shqiptarit ndërsa oficerët janë shprehur se dëshirojnë të flasin me këdo që ka parë ose ka informacion për 39-vjeçarin.
Sipas përshkrimit të bërë në njoftim shqiptari përshkruhet si i bardhë, tullac, me mjekërr dhe sy kafe. Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla dhe pantallona të shkurtra të bardha me këpucë bardh e zi.
Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha se hetimet kanë qenë të vazhdueshme në zonat e Gipton dhe Leeds pasi shqiptari i frekuentonte shpesh. 39-vjeçari mësohEt se kthehej shpesh në vendlindje në Shqipëri.
“Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet,” shprehet zëdhënësi i policisë.
