Ledjona ka lexuar komentet që ka bërë ish-bashkëshorti i saj në rrjetet sociale ku e quan atë gënjeshtare dhe e akuzon se nuk ia lë vajzën ta takojë. Ledjona e mohon këtë gjë duke thënë se ka dëshmitar vajzën dhe prindërit e tij, që ruan një raport të mirë.
Ledjoni: Për çfarë të ka marrë më shumë malli nga vajza?
Ledjona: Më ka marrë malli për mesazhin që më dërgon kur vjen nga shkolla dhe kur më thotë ‘sa do vonohesh ma’.
Ledjoni: Si ishte për ty të bëheshe nënë?
Ledjona: Ka qenë momenti më i bukur edhe pse ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë në shkollë. Po sakrifikoj shumë për rritjen e saj edhe pas divorcit. Edhe pse ka pasur gjithmonë mbështetjen e babait dhe vazhdon ta ketë, sepse i ka marrëdhëniet shumë të mira, por gjithmonë i ka munguar ajo figura e babait dhe kam qenë edhe baba edhe nënë për të. Unë jam shumë e lidhur me Mikin dhe e di që i mungon shumë edhe pse më sheh nga ekrani, e përjeton shumë largimin tim. Edhe kur jam larguar për të ardhur deri këtu, ajo ka qarë dhe mua më prek shumë kjo, sepse i kam ende parasysh lotët e saj. Kur bëhet fjalë për Mikin nuk flas dot.
Ledjoni: Kjo është krejt normale kur thua që të ka marrë malli për telefonatën e vajzës.
Ledjona: ‘Kur do kthehesh në shtëpi’, ‘a ke ngrënë bukë’, çfarë ke bërë për të ngrënë. Shpeshherë më thotë që kur të vish më merr në telefon sepse kam frikë, trembem. Ka ndenjur edhe pa bukë sa kam shkuar në shtëpi dhe prandaj më dhëmb shpirti për atë.
Ledjoni: Po kur nuk je ti, me kë rri vajza?













