I riu përplas këmbësorin me makinë

Një 64-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi F. S., 23 vjeç.

Raportohet se pas aksidentit drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në bulevardin “18 shtatori”, shtetasi F. S., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një 64-vjeçar, (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.