I riu akuzohet se përndjek një 17-vjeçare në fshatin Mollas. Familja e ka denoncuar në polici.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.
