DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri, Durrës, ku një i ri është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të parëndësishme.
I plagosuri, Haxhi Shehu, është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë identifikuar të dyshuarin si Egzon Sinani, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.













