I moshuari përplasët me biçikletë në Elbasan, procedohet penalisht

Elbasan, 7 Korrik 2025 – Një tjetër incident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një shtetas 80-vjeçar, K. S., është përplasur me një automjet teksa lëvizte me biçikletë.

Sipas Policisë, i moshuari ka ndërprerë rrugën e mjetit që drejtohej nga një i ri 22-vjeçar, G. C., duke shkaktuar përplasjen. K. S. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.