Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet për mashtrim dhe përfitim kredie në emër të një shtetaseje të re.
Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një 24-vjeçare banuese në Krujë, shërbimet e policisë ndërmorën veprime hetimore që çuan në identifikimin e autorit të dyshuar.
41-vjeçari me iniciale F.XH banues në Durrës ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.
Nga hetimet paraprake rezulton se më 9 shkurt 2026, 41-vjeçari i ka marrë të resë shumën prej 550 mijë lekësh nëpërmjet mashtrimit.
Po ashtu, më 24 shkurt 2026, ai dyshohet se ka aplikuar dhe ka pcrfituar kredi në emër të saj pranë një institucioni financiar.
Njoftimi i policisë:
I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.













