Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar, pasi ka marrë me forcë në automjet ish-partneren e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi L. G., 58 vjeç, banues në Korçë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka marrë me forcë në automjet, një shtetase me të cilën ka patur lidhje intime, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
