I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës

Një efektiv i Gardës ka rënë në pranga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ka përplasur 3 makina të parkuara dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të 30 prillit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë. Inspektori A.LL., rezulton se ka qenë në gjendje të dehur. Pasi është arrestuar është dërguar në komisariatin numër 4, ku i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.