I dehur në timon shkakton aksident, arrestohet shoferi në Elbasan

Elbasan, 25 Korrik 2025 – Një 49-vjeçar me inicialet A. S. është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, pasi ka shkaktuar një aksident duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Sipas policisë, automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit. Drejtuesi është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.