Roskovec | 🗓️ 2 Nëntor 2025
Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 33-vjeçarit Klajdi Hoxha nga Strumi i Roskovecit, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Strum–Roskovec”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me motorin që drejtohej nga i riu.
Si pasojë e përplasjes, Hoxha humbi jetën në vendngjarje. Ai ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi në momentin e aksidentit. Sipas të afërmve, i ndjeri punonte në sera dhe ishte baba i dy fëmijëve të mitur.
Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.













