HIMARA- Dy turiste çeke që kishin humbur rrugën gjatë një ekskursioni në një zonë malore mbi fshatin Nivicë teksa janë ndihmuar më pas nga policia. Bëhet me dije se sot, rreth pasdites, policia u informua se dy çeket kishin humbur rrugën në vendin e quajtur “Kërkëz,” një zonë malore me terren të vështirë.
Mësohet se pas disa orësh kërkimi në kushte të vështira dhe me një distancë të madhe nga zonat e arritshme me automjete, forcat e policisë arritën të lokalizojnë turistet. Sipas raportimeve, të dyja turistet ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pësuar dëmtime gjatë qëndrimit të tyre në natyrë.













