Humbën jetën nga i ftohti, aktorja e njohur gjen prindërit e vdekur

Prindërit e aktores, Alicia Witt u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Massachusetts nga policia. Autoritetet dyshojnë se prindërit e moshuar të aktores së famshme mund të kenë vdekur nga hipotermia pasi trupat e tyre të pajetë u gjetën brenda shtëpisë së tyre këtë javë.

Zjarrfikësit kontrolluan cilësinë e ajrit brenda banesës dhe nuk zbuluan gazra të dëmshëm. Njëri nga prindërit mbante veshur me një pallto brenda. Hetuesit besojnë se shkaku i vdekjes ishte hipotermia, një rënie e rrezikshme e temperaturës së trupit të shkaktuar nga një ekspozim i zgjatur ndaj të ftohtit