SHKODËR- Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Han i Hotit. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda 32- vjeç dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.
Siç u raportua 32-vjeçai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.
