DURRËS- Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme të Shkëmbi i Kavajës. Sipas informacioneve zyrtare policore, viktima është një shtetas 66-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.
Dyshohet se 66-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.
