Humb jetën në aksident rrugor 31-vjeçari shqiptar në Greqi (EMRI)

GREQI- Një aksidenti rrugor i ka marrë jetën një 31-vjeçari shqiptar në Patra të Greqisë, kur motoçikleta e tij u përplas nga një automjet. Erges Çobaj, nga Vlora, ka qenë duke drejtuar motoçikletën, teksa duke lëvizur në rrugën “Othonos Amalias” është përplasur me automjetin me targa shqiptare që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48 vjeçe, nga Fieri.

Nga përplasja motori ka përfunduar në barrierat e rrugës. I riu shqiptar u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja me barrierat. 48-vjeçarja, banuese në Korinth u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

Ndërkohë gjatë kontrollit trupor të 31-vjeçarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022. Prokuroria vendase po shqyrton aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos.