E rëndë/ Nuk pranon ndarjen, shqiptari tenton të shtypë me makinë gruan në Itali, më pas e dhunon në mes të rrugës. Video

ITALI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Itali ku një shqiptar ka tentuar të shtypë më makinë gruan e tij. Ngjarja u regjistrua në rrugën Novi Ligure, në provincën e Alessandria ku 50-vjeçari shqiptar tentoi të shtypte me makinë gruan dhe më pas ulet nga makina dhe e dhunon.

Sipas raportimeve gruaja e 50-vjeçarit e cila është edhe ajo shqiptare ishte ndarë me të dhe ai nuk e pranoi refuzimin dhe kreu aktin e rëndë. Videoja e publikuar nga mediat e huaja të cilat u regjistruan nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur 50-vjeçari niset me makinë në drejtim të gruas e cila përplaset anash rrugës dhe mëjëherë shqiptari del nga makina dhe nis ta godasë.

41-vjeçarja u shpëtua nga një rreshter policie në pension i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar burrin. Sipas raportimeve viktima kishte vendosur ta linte një javë më parë.

Pas disa ditësh ndarje, ai ka vendosur të sqarojë situatën duke shkuar në shtëpinë e gruas. Fillimisht ka pritur që ajo të zbriste nga banesa, më pas e ka ftuar të hipte në makinë. Por kur ajo refuzoi, ai e ndoqi atë në makinë dhe më pas e përplasi. Sulmuesi u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasje ndërsa gruaja u dërgua në spital.