Elbasan, 15 korrik 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin “Elbasan–Bradashesh”, ku një 62-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas Policisë, L. B., 28 vjeç, është arrestuar në flagrancë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi shtetasin Xh. R., 62 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. I riu do të përballet me akuzat për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen”.
