Humb jetën 21-vjeçari gjatë punës në fabrikë

Tiranë, 6 Nëntor 2025 — Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në një fabrikë në Bathore, ku një 21-vjeçar me iniciale J. B. ka humbur jetën gjatë punës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu dyshohet se ka ndërruar jetë prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i Policisë thekson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 dhe se J. B. ka humbur ndjenjat gjatë aktivitetit në fabrikë, duke ndërruar jetë më pas në spital. Hetimet janë duke vazhduar nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e sakta të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë