Humb gjurmët i moshuari në Librazhd, në panik vajza kërkon ndihmë

Nga Entela Duka

Ky në foto është shtetasi Hamdi Lami nga fshati Sebisht i Librazhdit. Prej më shumë se dy javësh i moshuari ka humbur kontaktet me familjen. Të shqetësuar për fatin e familjarit të tyre të afërmit kanë kryer denoncim në policinë e Librazhdit, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë lajm. E irrituar për faktin se policia nuk ka bërë mjaftueshëm për gjetjen e babait të saj, vajza e 75-vjeçarit lutet që gjithkush ka informacion të kontaktojë me të ose policinë për ta kthyer në familje. Edhe përpjekjet e familjarëve kanë qënë pa rezultat.