Horror në Itali/ Familja nga Bangladeshi masakrohet me hanxhar, vriten 4 anëtarë, plagoset djali 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një familje u sulmua brutalisht brenda banesës së saj, duke lënë tre viktima dhe një të plagosur.

Krimi ndodhi në rrugën Via Montiglio, pranë zonës së Via Pineta Sacchetti, në pjesën veriore të kryeqytetit italian. Viktimat janë Kamal Uddin, 39 vjeç, bashkëshortja e tij Arzu, 38 vjeçe, dhe vajza e tyre 8-vjeçare, Alicia, të cilët u vranë me hanxhar.

I vetmi që i mbijetoi sulmit është djali i madh i familjes, Onion, 20 vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe po merr trajtim në spital.

Familja ishte me origjinë nga Bangladeshi, ndërsa hetimet po drejtohen nga Skuadra Mobile e Policisë së Romës.

Sipas mediave italiane, autoritetet janë në kërkim të një bashkëkombësi të familjes, i cili dyshohet se ishte mik i çiftit. Hetuesit besojnë se ai është futur në banesë pasi është pritur nga viktimat, ndërsa më pas ka ndodhur sulmi. Dyshohet se ai është përleshur edhe me djalin 20-vjeçar, i cili arriti të shpëtonte dhe të kërkonte ndihmë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj masakre dhe kapjen e autorit të dyshuar.