Horror në Greqi. Shqiptari vret bashkëshorten me çekiç dhe prej një jave mbante trupin në banesë

GREQI- Një bgjarje horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Mësohet një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo.

Gjithashtu ngjarja makabër ka ndodhur para një jave, por 39-vjeçari shqiptar ditën e sotme ka njoftuar autoritetet greke duke u treguar krimin që ka kryer. Siç raporohet nga mediat greke ai është shprehur se e ka vrarë me çekiç, në shtëpinë e tyre në Ampelokipi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.