Katër protestues janë arrestuar nga policia dhe 6 të tjerë janë vënë në hetim, pas dhunës së ushtruar gjatë protestës së zhvilluar nga Rithemelimi një ditë më parë, kundrjet efektivëve të policisë si dhe ndaj kryeministrisë.
Sipas policisë protestuesit, kanë hedhur kapsolla, 21 flakadanë, 7 molotov në drejtim të punonjësve të Policisë dhe kryeministrisë. Pas hetimeve, policia thotë se ka arrestuar në flagrancë: Kindi Toli, 21 vjeç, Andrea Malia 18 vjeç, Bledar Kola, 37-vjeç, Ismet Stefanis, 33 vjeç.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: – A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.
