Hidhen në bojkot edhe avokatët e Elbasanit

Bojkotojnë seancat gjyqësore edhe avokatët e Elbasanit.

Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë një ditë më parë, ata i janë bashkuar kolegëve në bojkotin tre ditor në shenjë solidariteti ndaj dhunës së ushtruar ndaj kolegut të tyre, Sokol Mëngjesi.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja tha se ‘ai dhe kolegët e tij janë ndjerë vazhdimisht të kërcënuar në punën e tyre’.

Ai nëncvizoi se reforma në drejtësi ka dështuar.

Gjithashtu Çiftja deklaroi se ‘mbyllja e gjykatave në rrethe i ka bërë qytetarët më agresivë ndaj avokatëve’.

Bojkotit i janë bashkuar të 90-të avokatët që ka Dhoma e Avokatisë në këtë Qark.

Si pasojë e bojkotit tre ditor të avokatëve në Elbasan shtyhen rreth 600 seanca gjyqësore.