Eden Hazard po jeton një nga eksperiencat më të dështuara këtë sezon me Real Madrid. Pavarësisht se sulmuesi belg është një lojtar i një prej skuadrave më të mëdha europiane, ai përsëri është dukshëm i palumtur.
Mos gjetja e hapësirave në formacionin e Carlo Ancelottit ka bërë që sulmuesi të mendojë largimin, një largim që duket i pashmangshëm.
Real Madridi e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mposhtur 2:0 Athletic Bilbaon falë golave nga Luka Modric dhe Karim Benzema të dielën në Arabinë Saudite.
Të gjithë lojtarët festonin të gëzuar për fitimin e trofeut të Superkupës, Hazard nuk buzëqeshi asnjëherë, teksa edhe në foton e bërë me skuadrën dhe me trofeun belgu duket i mërzitur.
Ai ishte lojtari i vetëm i palumtur i Real Madridit mbrëmjen e së dielës duke hequr edhe medaljen e fituesit nga qafa më vonë.
This is photo is a violation of Sport, this cannot go on. I need a winger who can take players on and I need Eden Hazard out of this hell hole immediately. #BringEdenHome pic.twitter.com/QiuWakK6mE
— George Benson (@MrGeorgeBenson) January 17, 2022
