Gruaja shëtit bashkëshortin si qen, të lidhur me zinxhir në qafë (VIDEO)

Videoja që po shikoni vjen nga Kroacia dhe ka habitur miliona njerëz që janë ndeshur me të. Pamjet tregojnë një grua që për arsye që nuk dihen ka vendosur që njësoj si një qen, të shëtisë të shoqin të lidhur me një zinxhir në qafë.

Duke pasur edhe maskat anti-Covid të vendosura, gruaja e veshur në mënyrë ekstravagante e me taka mjaft të larta është futur dhe ka dhënë një shfaqje edhe brenda qendrës tregtare. Mediat kroate shkruajnë se bëhet fjalë për Antea Ajbek dhe Renato Piri.