Gruaja bie nga kati i shtatë dhe ndërron jetë në vend

Një grua hidhet nga kati i shtatë i pallatit dhe ndërron jetë në vend. Ngjarja ka ndoidhur në Korçë.

‘Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia.

Tre raste vetvrasjesh janë regjistruar në Korçë brenda 24 orëve.