Gruaja amerikane gjendet e pajetë në banesë në Sarandë

SARANDA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Sarandë ku 63-vjeçarja amerikane Sharly Lynn Chaddick u gjet e pajetë në banesë. Sipas informacioneve, paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza.

Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.