Greqia në zgjedhje për qeverinë e re

Ditën e sotme, 25 Qershor, grekët do të votojnë për herë të dytë në një muaj për të zgjedhur qeverinë e re.

Në Maj, kryeministri aktual Kyriakos Mitsotakis mund bindshëm rivalin e tij të qendrës së majtë, por thirri zgjedhje të reja në një përpjekje për të qeverisur i vetëm Greqinë.

Votimi i së dielës vjen pak më shumë se një javë pas një tragjedie me varkë emigrantësh në brigjet greke, në të cilën mendohet se kanë vdekur 500 njerëz.

Konservatorët e Mitsotakis fituan zgjedhjet e muajit të kaluar me një diferencë prej 20 pikësh ndaj partisë Syriza të qendrës së majtë të Alexis Tsipras, një tjetër ish-kryeministër, dhe ai është i bindur për një fitore të përsëritur që do t’i jepte atij një mandat të dytë.

Por pa një shumicë prej më shumë se 150 në parlamentin me 300 vende, Mitsotakis thotë se partia e tij Demokracia e Re nuk mund të formojë qeverinë e qëndrueshme që është e nevojshme.

I diplomuar në Harvard, Mitsotakis është zotuar se do të ndryshojë imazhin e Greqinë si një anëtare e eurozonës pro-biznesit e që administron me përgjegjshmëri financat e vendit.

Ndërsa udhëheqësi i opozitës, Alexis Tsipras, kreu i partisë së krahut të majtë ‘Syriza’, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2015 deri në vitin 2019 po lufton tashmë për mbijetesë politike.

Tsipras, fushata e të cilit është e përqendruar tek çështje e shërbimit shëndetësor dhe shtetit të mirëqenies, nuk arriti të përfitojë nga një seri skandalesh që goditën qeverinë Mitsotakis në fund të mandatit të tij, mes tyre publikimi i përgjimeve që kishin në shënjestër gazetarë e politikanë të lartë, si dhe një aksident i rëndë hekurudhor më 28 shkurt, që nxorri në pah masat e dobëta të sigurisë.

Fushata për zgjedhjet e 25 qershorit është ndërlikuar më tej nga një rritje e mbështetjes për disa parti të vogla dhe periferike politike, dhe një ringjallje e një partie dikur të fuqishme socialiste, por sondazhet i japin avantazh Mitsotakis.

Rreth nëntë parti kanë shanse realiste për të fituar përfaqësim në rang kombëtar, duke filluar nga një grup ekstrem i djathtë e ultra-fetar, me rrënjë të errëta, deri tek dy parti të ndara të krahut të majtë, të themeluara nga ish-anëtarë të lartë të qeverisë së dikurshme të ‘Syriza-s’.