Tenton të godasë babain me thikë, pastaj dëmton ambulancën kur po e dërgonte në spital.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka tentuar të godasë me mjet prerës babanë e tij dhe ka dëmtuar autoambulancën me të cilën ai u transportua në spitalin psikiatrik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
