Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin R. M., 23 vjeç, i dyshuar se ka shkaktuar zjarr në fshatin Mukaj. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S. si dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia po vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit. Vijon puna për kapjen e autorit.
