Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë referuar në Prokurori materialet procedurale ndaj T. H., 32 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, R. H., 38 vjeç.
Të dy shtetasit dyshohen se kanë kundërshtuar me fjalë dhe më pas kanë goditur me grushte një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës së tij zyrtare.
Ngjarja është në hetim, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.
