Gramsh/ Dëmtuan portën e banesës pas konflikti, procedohen dy shtetas

Gramsh, 15 korrik 2025 – Dy shtetas nga Gramshi janë proceduar penalisht pasi dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë dëmtuar portën e jashtme të banesës së një shtetasi.

Policia bëri me dije se të proceduarit janë D. B., 55 vjeç dhe G. L., 57 vjeç, ndërsa i dëmtuari është shtetasi Xh. B.. Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje ligjore.