Godet me thikë një 29-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Elbasan

Godet me thikë një 29-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasin I. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, një 29-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.