Gjinar/ Doli të kërkojë qenin, gjendet i mbytur në kanion Pëllumb Toçi

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Gjinar, ku dyshohet se 54-vjeçari Pëllumb Toçi, banues në fshatin Pashtresh, është rrëzuar aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.

Trupi i pajetë u gjet dhe u nxorr nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

Viktima ishte larguar nga banesa e tij që në mëngjesin e djeshëm. Një grup hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, e cila është regjistruar si aksidentale.