Gjeti më shumë sekrete/ Zbuloni banorin që u bë lideri i shtëpisë së BB VIP 3, fiton dhe…

Ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, ka hyrë një zarf i bardhë, në të cilin ishte shkruar lideri i ri.

Ai është Fation Kuqari, i cili ka arritur që të japë më shumë përgjigje të sakta nga loja e sekreteve. Përveçse ka përgjegjësi si lider i shtëpisë, ai gjithashtu ka fituar edhe imunitet.

“Banori, me më shumë përgjigje të sakta nga loja e sekreteve ka dhënë Fationi. Për këtë arsye do të bëhet lider i shtëpisë për këtë javë dhe përveç përgjegjësive që ka lideri, fiton edhe imunitet”, thuhet në zarfin e bardhë.