DRAMË në Eurovision 2026/ Përfaqësuesja e këtij shteti humb ndjenjat para finales së madhe

Këngëtarja përfaqësuese e Suedisë, Felicia, ka përjetuar një moment shqetësues gjatë finales së Eurovisionit 2026, pasi u rrëzua pa ndjenja menjëherë pas provave gjenerale të së premtes në mbrëmje.

Ekipi i saj ka njoftuar se, incidenti ndodhi në dhomën e gjelbër, ku këngëtarja filloi të ndihej e trullosur dhe më pas humbi ndjenjat në dhomën e zhveshjes

Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve bëri të mundur që gjendja e saj të stabilizohej, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për pasoja serioze.

Kreu i delegacionit suedez, Lotta Fureback, sqaroi se shkaku i incidentit ishte një kombinim faktorësh fizikë, përfshirë dehidratimin, nxehtësinë e lartë dhe lodhjen e akumuluar gjatë provave intensive. Po ashtu, kostumet e ngushta gjatë performancës kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes së saj.

Pavarësisht këtij episodi, ekipi i këngëtares thekson se ajo është në gjendje të mirë dhe pritet të rikthehet në skenë për finalen e madhe të mbrëmjes. Sipas tyre, Felicia ka qenë e emocionuar dhe në formë të mirë gjatë ditës, ndërsa problemet u shfaqën vetëm pas performancës.

Gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga mjekët, të cilët besojnë se me pushim, hidratim dhe kujdes të plotë, ajo do të jetë gati për të vazhduar garën.

Ky incident ka shtuar edhe më shumë tensionet rreth finales së Eurovisionit 2026, ku konkurrenca dhe presioni janë në kulmin e tyre.